E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hyka lë Maincin për grekët e Panionios

Hyka ka firmosur një kontratë 3-vjeçare me skuadrën greke ku do të përfitojë 250 mijë euro në sezon.

Në një nga pikat më të rëndësishme të kontratës midis lojtarit shqiptar dhe skuadrës greke është ajo ku Hykës i është premtuar një aktivizimin e rregullt për gjatë gjithë sezonit.

Pas mbërritjes në Greqi, Jahmir Hyka, ka kaluar me sukses kontrollin mjekësor dhe ka zhvilluar stërvitjen e parë si lojtar i Panioniosit.

Tek skuadra greke, Hyka do të gjejë edhe bashkatdhetarin e kombëtares U-21, Vasil Shkurtaj, që aktivizohet prej shumë kohësh me fanellën e Panionios.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›