Boateng, një hap larg Milanit
Nesër Kevin princ Boateng do t’i nënshtrohet vizitave mjekësore dhe testeve në laboratorin e Milanit. Por formalisht ganezi vazhdon të jetë lojtar i Xhenovas dhe sipas burimeve nga mjedisi kuqezi, ka marrë leje për t’u stërvitur nën urdhrat e Masimiljano Alegrit.
çështja e 23-vjeçarit ka qenë e ndërlikuar, pasi fillimisht Lacio kishte arritur marrëveshjen me Portsmuthin kurse Xhenova me lojtarin. Oferta financiare e kryeqytetasve ishte më e lartë, por vetë Boatengu i vuri ultimatum klubit anglez: “Ose shkoj te Xhenova, ose operohem në shpinë dhe qëndroj një vit pushim”.
Prej këtej lindi edhe hezitimi paraprak i Milanit për të siguruar shërbimet e lojtarit. Por analizat e kryera javën e kaluar nga Xhenova treguan se mesfushori nuk ka nevojë për ndërhyrje kirurgjikale në shpinë dhe pritet që brenda pak ditësh ai të vihet përfundimisht nën urdhrat e Alegrit.