E Diel, 1 Nëntor 2026

Besa fut Shkumbinin ne krize

Besa i shkeputi nje barazim te merituar 2-2 Shkumbinit ne fushen e Peqinit ne takimin permbylles te javes se peste te Superliges e qe perkoi me debutimin e trajnerit te ri kavajas Perparim Daiu.

Nje ndeshje me shume emocione me kater gola nga dy per cdo ekip nje penallti te humbur nga peqinasit dhe dy shtylla te goditura nga kavajasit.

E meritonim te fitonim por jam i kenaqur edhe me barazimin. Eshte nje rezultat pozitiv. U ndeshkuam nga goditjet standarde dhe me shume per naivitet se sa per aftesine e kundershtarit - tha trajneri i Bese Perparim Daiu i cili sezonin e kaluar ishte ne stolin e Shkumbinit.

NDESHJA

Pas fitores 3-1 ndaj Skenderbeut ne ndeshjen e fundit te zhvilluar ne Peqin dhe humbjen 1-0 me Dinamon ne Tirane trajneri i Shkumbinit Agim Canaj hodhi ne fushe nje formacion ofensiv te mbeshtetur ne tribuna nga nje numer i madh shikuesish.

Roland Dervishi shenoi shume shpejt per Shkumbinin ne minuten e 6-te por mesfushori Meglid Mihani barazoi 1-1 shifrat per Besen ne minuten e 27-te.

Ne minuten e 41-te Emiljano Veliaj dikur ish-lojtari i Beses shenoi golin e dyte per Shkumbinin duke i cuar serish peshe tifozet vendas. Per tu permendur ne pjesen e pare ishte dhe shtylla horizontale e goditur nga Osmani i Beses.

Pjesa e dyte nisi me penalltine e humbur nga Bledar Mancaku ne minuten e 49-te - penalltia e katert e humbur ne kete sezon nga te gjitha skuadrat.

Sulmuesi i Kombetares U-21 Sokol Cikalleshi me golin e tij te minutes se 55-te barazoi shifrat 2-2 perpara se kavajasi te godiste shtyllen pingule ne te 71. Shkumbini pati nje rast te arte ne minuten e 78-te pas nje kombinimi Mustafaj-Gjyla por gjuajtja e ketij te fundit u bllokua nga portieri Bakaj.

Minuta e 90-te ofroi Cikalleshin prane golit por gjuajtje me koke e tij u grushtua ne nje tejzgjatje spektakolare nga portieri i Shkumbinit Elvis Kotori. Kater minutat shtese te akorduara nga gjyqtari Lorenc Jemini nuk i ndryshuan shifrat 2-2 me gjithe perpjekjet e te dyja skuadrave.

Per Besen ky ishte barazimi i trete ne pese jave nderkohe qe per Shkumbinin i dyti.
Gjithsesi Besa mban vendin e fundit me 3 pike po aq sa Bylisi por me golavarazh ballshiotet mbajne vendin e parafundit.

Shkumbini nga ana e tij u ngjit ne kuoten e pese pikeve po aq sa Teuta me te cilen do te perballet diten e merkure ne Niko Dovana. Pas pese javesh Shkumbini qe e nisi kampionatin si nje skuader pretendente nisur dhe nga merkatoja qe zhvilloi tashme ndodhet 7 pike larg vendit te pare te mbajtur nga Dinamo 12 pike.

KATEGORIA SUPERIORE
JAVA V

Te shtunen 25.09.2010
Teuta-Flamurtari 3-1
Vllaznia-Dinamo 0-4
Bylis-Kastrioti 1-0

Te dielen 26.09.2010
Elbasani-Skenderbeu 1-0
Tirana-Laci 2-0

Te henen 27.09.2010
Shkumbini-Besa 2-2

RENDITJA
1 Dinamo 12
2 Flamurtari 10
3 Skenderbeu 9
4 Tirana 8
5 Elbasani 8
6 Laci 6
7 Vllaznia 7
8 Shkumbini 5
9 Teuta 5
10 Kastrioti 4
11 Bylis 3
12 Besa 3

JAVA VI
30 shtator 2010

Teuta-Shkumbini
Besa-Vllaznia
Dinamo-Elbasani
Skenderbeu-Tirana
Laci-Bylis
Flamurtari-Kastrioti

Burimi Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter

E Marte 28 Shtator 2010

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›