Shqiperia U-17 humbet 2-0 me Irlanden e Veriut

Nje gol nga Filip Roberts pa kaluar ende 60 sekonda dhe nje tjeter i finalizuar nga Xhejms Merfi ne minuten e 10-te i siguruan nje fitore 2-0 Irlandes se Veriut ndaj Kombetares U-17 te Shqiperise ne takimin e zhvilluar ne TaQali te Maltes ne kuader te eliminatoreve te Kampionatit Europian te kesaj grupmoshe.
Ekipi i drejtuar nga Ardian Mema zhvilloi nje loje mesatare por larg formacionit me karakter fizik e nje loje te ashper nga kundershtaret irlandezoveriore cka pasqyrohet edhe nga statistikat e ndeshjes 7 faulla te Shqiperise kundrejt 17 te Irlandes se Veriut. 2-6 kartonet e verdhe.
Pas dy ndeshjeve te para Kombetarja jone U-17 nuk ka grumbulluar asnje pike pasi dhe ndeshje me Norvegjine e humbi 2-0.
Takimi i fundit eshte ai kunder Maltes vendase dhe ajo pa asnje pike nje ndeshje me shume me karakter prestigji pasi si Norvegjia ashtu dhe Irlanda e Veriut jane kualifikuar per ne Elite Raund.
Burimi Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter
E Marte 28 Shtator 2010