E Diel, 1 Nëntor 2026

Daiu Meritonim te fitonim por kenaqem me X-in

E meritonim te fitonim por jam i kenaqur edhe me barazimin. Eshte nje rezultat pozitiv.

Ky ishte prononcimi ne te nxehte i trajnerit te ri te Beses Perparim Daiu.

U ndeshkuam nga goditjet standarde dhe me shume per naivitet se sa per aftesine e kundershtarit - tha Daiu i cili sezonin e kaluar ishte ne stolin e Shkumbinit.

Besa qe ne kater takimet e para kishte shenuar vetem nje gol kunder Shkumbinit realizoi dy te tille.

Pergezoj ekipin per lojen sulmuese rastet nuk na munguan por duhet te ishim me te qarte para portes.

Besa mori barazimin e trete ne pese ndeshjet e para dhe pavaresisht faktit qe ndodhet ende ne vendin e fundit trajneri Daiu u shpreh optimist.

Kjo na jep siguri per te ardhmen. E ritheksoj Besa nuk eshte ajo e pikeve ne renditje. Ajo ka elemente cilesore brenda saj plus emrin.

Ne fakt per trajnerin Daiu kjo ishte ndeshja e pare e tij si trajner i Beses per kete sezon pasi e mori stolin kavajas nga Shpetim Duro vetem para shtate ditesh.

Pergatitja e kesaj ndeshjeje ishte shume e veshtire. Kisha vetem pak dite ne dispozicion. Duke mos e njohur edhe ekipin e lojtaret behej akoma dhe me e veshtire. Do te bej nderhyrjet e dyshuara dhe e them me bindjes se ajo do te ece perpara.

Daiu pranoi se kishte disa dyshime per gjykimin e arbitrave te kryesuar nga Lorenc Jemini.

Kam vetem dy dyshime. E para goli i dyte i Shkumbinit ishte pozicion jashte loje. Per mua duhej anuluar por kjo ishte ne gjykimin e arbitrit. Momenti i dyte ishte rrezimi i Shtinit brenda zones - tha Daiu.

Burimi Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter

E Marte 28 Shtator 2010

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›