E Diel, 1 Nëntor 2026

Besa, katër lojtarë në listën dimëroreBesa do të zhvillojë sot stërvitjen e parë dimërore, edhe pse në dispozicion të trajnerit Ilir Daja nuk do të jenë të gjithë futbollistët

Besa do të zhvillojë sot stërvitjen e parë dimërore, edhe pse në dispozicion të trajnerit Ilir Daja nuk do të jenë të gjithë futbollistët. Për verdhezinjtë do të mungojnë kosovarët Driton Krasniqi, Liridon Leci e Fitim Haliti, si dhe shqiptarët e Maqedonisë, Suad Zendeli e Bilal Velia. Faza përgatitore e Besës do të zhvillohet në Malin e Zi. Presidenti Nexhat Bizhdili ka premtuar katër emra të rinj për merkaton e janarit, dy mbrojtës, një mesfushor e një sulmues.

E Hene, 05 Janar 2009  

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›