Petricevic dhe Halilovic sërish me DinamonFaza përgatitore e Dinamos do të zhvillohet në Turqi, duke filluar nga data 12 janar. Gjatë dy javëve të qëndrimit në Antalia, Dinamo ka planifikuar zhvillimin e tre ndeshjeve miqësore

Dy blerjet verore të Dinamos, Frane Petricevic dhe Nedim Halilovic, do të vazhdojnë të jenë pjesë e kampionëve në fuqi edhe për pjesën tjetër të sezonit, por me reduktimin e pagesës së tyre, që shkon deri në gjysmën e shumës së parave. Asnjë nga të dy lojtarët nuk bindi në pjesën e parë të sezonit, madje Petricevic shënoi vetëm një gol.
Faza përgatitore e Dinamos do të zhvillohet në Turqi, duke filluar nga data 12 janar. Gjatë dy javëve të qëndrimit në Antalia, Dinamo ka planifikuar zhvillimin e tre ndeshjeve miqësore.
E Hene, 05 Janar 2009