Vllaznia, merkato nis nga Brkic Vllaznia do ta kryejë fazën përgatitore në Ulqin të Malit të Zi, nga data 9 deri 24 janar

Vllaznia kërkon shërbimet e sulmuesit serb të Apolonisë, Mlladen Bërkic (4 gola në 17 javët e para). Testime me kryesuesit e kampionatit do të kryejnë edhe një mbrojtës nga Serbia dhe një sulmues nga Brazili. Vllaznia do ta kryejë fazën përgatitore në Ulqin të Malit të Zi, nga data 9 deri 24 janar.
Me fituesit aktualë të Kupës së Shqipërisë pritet të bashkohet edhe sulmuesi Xhevair Sukaj, i cili ndodhet për momentin në Turqi për të prishur kontratën me Haccetepe.
Gjithsesi, ofertat për Sukajn janë nga Arabia Saudite e Koreja e Jugut. Mbrojtësi Elvin Beqiri, pas eksperiencave në Ukrainë, Rusi e Izrael, mund të shijojë edhe atë turke.
E Hene, 05 Janar 2009