Besa kërkon kualifikimin në Intertoto

Besa e Kavajës do të tentojë të shtunën (ora 18:00) të marrë një rezultat pozitiv nga ndeshja e kthimit të turit të parë të Kupës Intertoto kundër qipriotëve të Ethnikos Aknas.
Takimi parë i zhvilluar të shtunën e kaluar (21 qershor) në stadiumin kombëtar "Qemal Stafa" përfundoi në barazim 0-0, ku rastin më të mirë e pati sulmuesi shqiptar nga Maqedonia, Artim Shaqiri kur goditi traversën në minutën e 33-të pas një gjuajtje nga një distancë e largët.
Besa udhëtoi me carter drejt Qipros, dhe kësaj radhe në ndeshjen e kthimit do të ketë edhe ndihmën e Andi Lilës, i cili nuk luajti në ndeshjen e parë. Kualifikimi është i hapur, pasi Besës i mjafton cdo lloj barazimi me gola, ndërsa tekniku të Ethnikosit, Stefan Demol, i duhet patjetër fitorja për të kaluar në raundin tjetër.
Besa sezonin e kaluar në Kupën UEFA, e drejtuar nga rumuni Silviu Dumitresku, arriti të kalojë një tur, kur eliminoi serbët e Bezaninjës (2-2, 0-0), ndërkohë që në turin e dytë u shkatërruar nga Liteks i Lovecit: 0-3 në Durrës dhe po 3-0 në Bullgari.
Nga ana tjetër, Qipriotët e Ethnikos Aknasit janë të njohur në Shqipëri pasi dy sezone më parë kanë luajtur kundër Partizanit po të turin e parë të Kupës Intertoto, duke i eliminuar të kuqtë: fituan 4-2 në Qipro dhe humbën 2-1 në "Selman Stërmasi".
Ja si luajten ekipet ne ndeshjen e pare
Besa-Ethnikos Aknas 0-0
E shtunë, 21 qershor 2008, ora 20:30
Stadiumi Kombëtar "Qemal Stafa"
BESA: Zendeli; Ramadani, Hoxha, Mërtiri, Sakaj (Veliaj 7'), Mancaku (Leci 59'), Alikaj, Progni (Mihani 76'), Krasniqi, Shaqiri, Fortunat. Trajner: Iliaz Haxhiaj.
ETHNIKOS AKNAS: Harrallmabos, Lopes, Angeli, Siailis, Stefanovic, Shlikting, Eduesi, Elefteriu, Petrovic, Georgiadis (Katsounis 59'), Ergomitis (Ilia 74'). Trajner: Stefan Demol
Gjyqtarë: Alan Black, John McDouel, Andra Negos (Ir.Veriut).
Kartonë të verdhë: Mancaku (B)/ Ilia (E)