U-21, Shqipëri-Greqi në Elbasan

Ndeshja Shqipëri-Greqi (për Shpresat) do të luhet në Elbasan, më 20 gusht, dhe jo në Vlorë sic ishte parashikuar më parë. Rregullorja e UEFA-s nuk lejon që një ndeshje të zhvillohet më shumë se 100 km nga aeroporti ku zbret skuadra mike.
Shqipëria U-21 humbi 2-1 ndeshjen e parë me Greqinë në Athinë, teksa Xhevair Sukaj ishte dhe autori i golit të vetëm për skuadrën e Artan Bushatit.