Bledar Hodo firmos për Bylisin

Bledar Hodo, futbollisti që sezonin e kaluar me Teutën firmosi për Bylisin, kampionen e Kategorisë së Parë, e që në sezonin 2008-2009 bën pjesë në 12 skuadrat më të mira të Shqipërisë.
Te skuadra e drejtuar nga Faruk Sejdini më parë kanë firmosur Egbo, Sisoko, Ziambo, Asllani, Kule, Shenaj e Bedini. Në listën e presidentit Bensik Kapllanaj janë edhe vlonjate Nënaj e lushnjari Sefa.
Kapllanaj është në një bashkëpunim të ngushtë me "Vata Vision Football Management" (drejtohet nga menaxheri Rudi Vata) që ka dërguar në Ballsh edhe DVD-të e pesë futbollistëve nga Gana: 1 mbrojtës, dy mesfushorë e dy sulmues.
Khasim Mohamad, Addo Nicholas, Mohammad Tancjo, Musaha Baba e Suala Osman priten të jenë shumë shpejt nën urdhrat e trajnerit Faruk Sejdini.