Besa më bukur se kurrë me “Always on my mind”
Ndërsa kënga e re e këngëtares Besa, “Always on my mind”, kishte rreth tre muaj që ishte prezantuar në radio dhe site të ndryshme muzikore, më së fundi ajo është shoqëruar edhe me një klip. Klip që e sjell Besën më bukur se kurrë. Kjo jo vetëm për ngjyrat që rrezaton kjo këngë, por edhe për look-un e ri me të cilin vjen këngëtarja e muzikës rock. Reagime mëse pozitive kanë qenë këtë herë për Besën në rrjetet sociale në Facebook, apo edhe youtube. Edhe pse në këtë të fundit në fakt mjaft e kanë krahasuar klipin e Besës me atë të këngëtares Rihanna në këngën “Only Girl In The World''… Gjithsesi Besa me “Always on my mind” meriton absolutisht komplimentet tona si për këngën ashtu edhe për performancën e saj mjaft të gëzueshme e lozonjare në klipi!