Hungarezët me penisin më të madh, shqiptarët e grekët e kanë njësoj
Në një olimpiadë fallike europiane hungarezët do vinin të parët. Nëse shtatorja nudo e një burri hungarez do të vendosej në një shesh të Budapestit, organi seksual për tu barabitur me mesataren e gjatësisë së penisit të burrave të këtij vendi duhej të kapte 16. 51 centimetra.
Do të të duhej të udhëtoje disa qindra kilometra për të gjetur një monument të krenisë mashkullore të përafërt me atë të kryeqytetit magjar. Dhe kujt do ti shkonte mendja se ata, francezët elegantë, femërorë e vegjetarianë, do të ishin të dytët në Europë me 16.01 centimetra?
Këta janë europianë të largët, por burrat e gadishullit tonë nuk kanë pse tu bëjnë të skuqeni: serbët janë te 14. 87 centimetrat, kroatët te 14.77, maqedonasit te 13.78.
Shqiptarët dhe grekët, po, është e mundur që të mos bien dakord për shumë gjëra, por në diçka janë si njëri tjetri: e kanë mesataren e penisit 14. 73 centimetra. Italianët na e fusin: ata e zgjasin të tyrin deri në 15.74 centimetra.
Doni një ngushëllim? Latinët e Europës perëndimore e kanë më të voglin. Sdo mend që ata mbahen si dashnorë të zjarrtë: me atë penis aq të vogël u duhet të punojnë dyfishin! Gjermanët janë te 14. 48 centimetrat, që do të thotë diku nga mesi, por me aq sa punojnë ata, u falet.
Penisi më i vogël europian? Rumuni. Me 12.73 centimetra. Nëse përmasa e penisit do të ishte një prej kushteve për tu bërë pjesë e BE-së ata do të anëtarësoheshin të fundit.
Për një krahasim të më hollësishëm shihni hartën e bashkangjitur, formuluar nga alphadesigner.com me të dhëna të marra nga everyoneweb.com
Respublica.al
http://respublica.al/artikuj/2011/8/23/olimpiada-fallike-e-fitojne-hungarezet-dhe-francezet