Samanta fashion me singëllin e ri “Larg”
Bukuroshja Samanta Karavello ka publikuar dje klipin e saj të ri, një këngë romantike me nota R&B, të preferuara nga vetë këngëtarja. “Larg” quhet kënga që e sjell Samantën në një formë më mirë se kurrë. Kënga flet për një dashuri të madhe dhe klipi i saj është realizuar nga “Max Prodaction” në Dubrovnik, vend ku këngëtarja ka kaluar edhe pushimet e kësaj vere. Ajo që bie në sy këtë herë në klipin e Samantës është kurimi i mirë që i është bërë look-ut dhe veshjeve të saj. Çdo ndryshim në look e sjell atë me një veshje të veçantë, ku bien në sy harmonizimi i ngjyrave, që kanë qenë edhe veçori e tendencave të modës së kësaj vere. Një përqafim i mirë që i ka bërë Samanta modës në këtë rast dhe ku gjithçka është në funksion të një kënge të suksesshme. Gjasat janë pozitive, kështu që me siguri kjo këngë ka për t’u kthyer në hitin e radhës për këngëtaren simpatike!