E Shtunë, 31 Tetor 2026

Besa ofertë Bekim Kulit

BESA- Presidenti Nexhat Bizhdili i ka bërë ofertë të kënaqshme në kushtet financiare Bekim Kulit, duke i propozuar edhe shiritn e kapitenit. Pak ditë më parë 26-vjecari kavajas i ka këkruar një kontratë me terma të lartë financiarë Dinamos, me të cilën fitoi edhe kampionatin e fundit.
Besa, që arriti të kalojë një tur në Kupën Intertoto me Ethnikos Aknas të Qirpos, por u eliminua nga zviceranët e Grasshopers në turin e dytë, ka shumë mungesa. Reparti i vetëm i kompletuar është mesfusha: Progni, Veliaj, Krasniqi, Zhdralla, Sakaj, Alikaj e Ishka.
Të gjithë repartet e tjera kanë nevojë për lojtarë. Nga vija e sulmit janë larguar Xhihani (Ukrainë), Shaqiri (Azerbajxhan), ndërkohë që dhe Fortunat pritet të rikthehet në Francë. Vetëm dy blerje ka bërë Besa gjatë këtij sezoni: Artan Sakaj dhe Sokol Ishka.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›