Dinamo me “tredhembësh” kundër Modricës

Dinamo në ndeshjen e kthimit të Ligës së Kampioneve kundër Modricës (22 korrik) do të drejtohet nga zëvendëstrajneri Artan Mërgjyshi e jo nga kroati Zlatko Dalic. 17-herë kampionët, të cilët humbën në ndeshjen e parë 0-2 në "Qemal Stafa" do të luajnë me tre sulmues.
Ja dhe formacioni i mundshëm: Kotorri; Granic, Diop, Pisha; Sina, Allmuca, Capja, Ferraj e në sulm :Caushaj, Xhafaj e Poci. Sulmuesi argjentinas Kampozano është i dëmtuar, ndërsa Tapia do të qëndrojë në bankinë. Trajneri Mërgjyshi pohoi se Dinamo synon shënimin e golave dhe fitoren në Modricë. Dinamo do të niset ditën e diel drejt Bosnjës.