E Shtunë, 31 Tetor 2026

Skela e Curri ndahen si miq

Ishte pritur një ndeshje me shumë gola, por miqësorja midis Energi Kotbus ku aktivizohet Ervin Skela dhe Erzgebirge Aue e Skerdilajd Currit i mbyllën 90 minutat në barazim pa gola.
Skela luajti 45 minutat e para, ndërsa kavajasi Curri u zëvendësua në minutën e 68-të.
Të enjten, mesfushori i avancuar i Energi Kotbusit realizoi dy gola në fitoren 3-0 në ndeshjen miqësore kundër FK Jablonec, skuadër ceke e Kategorisë së Parë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›