E Shtunë, 31 Tetor 2026

Besa rikthehet ne Superlige

Besa u rikthye në Kategorinë Superiore pas një viti mungesë, ndërsa Kamza u rikthye në Kategorinë e Parë pas debutimit historik në Superligë.

Ky ishte verdikti i parë i ndeshjeve të “play-off”-it, ku skuadra kavajase fitoi me rezultatin 2-0 ndaj Kamzës në stadiumin “Skenderbeu” të Korçës.

Daniel Roshi në pjesën e parë dhe Meglid Mihani në pjesën e dytë vendosën fitoren e Besës së drejtuar nga Gugash Magani.

Një mision i dështuar i Kamzës së italianit Mauro De Vekis, edhe pse kryebashkiaku Xhelal Mziu kishte vendosur premio për qendrimin në Kategorinë Superiore.

Dy ndeshjet e tjera “play-off’ kanë këtë kalendar Tomori-Besëlidhja dhe Apolonia-Lushnja do të zhvillohen praktikisht ditën e shtunë dhe të dielë.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›