E Shtunë, 31 Tetor 2026

Itali shperthim perpara nje shkolle

Një bombë ka shpërthyer përpara një shkolle në qytetin jugor të Brindizit, në Itali, duke vrarë të paktën një vajzë dhe duke plagosur disa të tjera.

Shpërthimi ndodhi teksa nxënësit po mblidheshin në shkollën “Francesca Morvillo Falcone”, rreth orës 07:45 të ditës së shtunë.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes për të hetuar shpërthimin, i cili deri tani nuk është marrë përsipër nga askush.

Të paktën një nga nxënësit e plagosur është në gjendje të rëndë shëndetësore, kanë njoftuar autoritetet italiane, të cituara nga mediat lokale.

Një burim ka deklaruar ndërkohë se një nga mjetet shpërthyese ishte vendosur në një çantë përpara shkollës, edhe pse është e paqartë nëse kanë qenë një apo dy bomba që kanë shpërthyer.

“Duke parë efektin e shpërthimit, duket se bëhet fjalë për diçka të fuqishme”, ka deklaruar një zyrtar nga Autoriteti italian i Mbrojtjes Civile.

Mediat lokale raportojnë gjithashtu se për momentin nuk dihet se kush mund të ketë qenë organizator i atentatit dhe motivet e tij.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›