Besa, vihet ne ndjekje te Dinamos
Aranit Muraci
Dinamo nuk do te kryesoje sezonin pa pasur shqetesime deri ne fund te kampionatit. Kur duhen edhe tre ndeshja nga perfundimi i fazes se dyte, blute kryeqytetas shohin ende nje kercenim serioz nga Besa e Kavajes, e cila me paraqitjet e aj te fundit premton nje pjese te dyte konkurruese. Faza e trete do te kete nje perballje mes Dinamos dhe Beses, nderkohe qe nese diferenca do te ngushtohet edhe me tej, deri ne kete sfide, titulli kampion mund te jete mision i realizueshem per ekipin e drejtuar me suskes nga trajneri, Shpetim Duro. Kesisoj, gara mund te rihapet, ne rast se kryesuesit do te gabojne ne nje nga ndeshjet e radhes dhe kavajasit nga ana tjeter do te ruajne ritmin aktual. Me fitoren e paster 2-0 dhe me lojen qe zhvilloi ne ndeshjen e fundit me Apolonine ne Fier, Besa tregoi se ka nje skuader te kompletuar dhe te denje per te garuar deri ne fund, me synime te larta. Ne "Loni Papuciu" te Fierit, Besa i mbylli llogarite me Apolonine, brenda pjeses se pare te ndeshjes. Sulmuesi i Beses se Kavajes, Vioresin Sinani realizoi golin e pare, pas nje goditje te forte nga jashte zones. I ardhur nga Shkodra per te forcuare sulmin kavajas, Sinani tregoi vlerat e tij me te mira ne ndeshjen e djeshme. Besa kontrolloi lojen dhe krijon me shume raste per shenim, ne pjesen e pare. Pas nje kundersulmi te shpejte, kavajasit gjejne edhe golin e dyte me ane te sulmuesit tjeter te ekipit, Daniel Xhafaj. Me kete gol, ekipi kavajas futet ne dhomat e zhveshjes dhe gjeti qetesine, duke mos e lejuar kundershtarin qe te kercenoje porte, ne pjesen e dyte. Perpjekjet e Apolonise deri ne fund te ndeshjes do te mbyllen me disa aksione, por pa mundur dot qe te gjeje rrugen e rrjetes. Nen drejtimin e trajnerit Hasan Lika, Apolonia nuk po gjen veten ne kete fillim kampionati, duke lene shume pike, gjate rruges. Fieraket me humbjen e fundit do te kene me pak shanse per te shpresuar Evropen. Ne perfundim te ndeshjes, trajneri kavajas Shpetim Duro shprehi vleresimin maksimal per lojen dhe karakterin e skuadres se tij, qe duket me shume e vendosur per te mos hequr dore nga synimet e medha, qe eshte titulli kampion. Besa ndonese nuk ka perfituar pasi edhe Dinamo fitoi ndaj Skenderbeut dhe Tirana gjithashtu triumfoi ne Durres, do te kete nje shans te arte, qe te marre maksimumin e pikeve ne Vlore, per te blinduar vendin e dyte dhe te shpresoje deri ne fund, per te fituar titullin kampion.