E Shtunë, 31 Tetor 2026

Di Kait, Babel dhe Skrtel, Juve drejtohet nga Liverpuli

Anglezet vihen ne shenjester te Juventusit. Pervec trajneri te Liverpulit qe eshte piketuar per te marre drejtimin e Juves, ne fund te sezonit, edhe tre lojtare te ketij ekipi jane ne planet e bardhezinjve, si perforcime te radhes. Mediat italiane shprehen se bisedimet qe jane zhvilluar mes paleve kane pasur ne qender te diskutimeve dhe perforcimet, ku Benitez ka lakuar emrat konkrete te Liverpulit. Lojtaret pritet te largohen ne fund te ketij edicioni, kur edhe spanjolli do te largohet me siguri, dhe destinacioni eshte Juve. I pari perforcim eshte Dirk Kait. Lojtarit holandez i perfundon kontrata ne fund te ketij sezoni. Nje lojtar me eksperience ne sulm i duhet Juventusit, per sezonin e ri futbollistik. Slovaku Martin Skrtel konsiderohet nje tjeter lojtar qe mund te forcoje Juven ne fund te ketij sezoni, Lojtari i lakuar gjithashtu per nje levizje te mundshme ne fund te ketij edicioni, te Juventusi eshte Babel. Me tre perforcime, kur synohet qe te arrihen marreveshja paraprake gjate muajve te metejshme dhe me nje trajner te suksesshem si Rafa Benitez, projekti i Juves pritet te vihet ne zbatim pas perfundimit te sezonit. Viti i fundit solli edhe disa zhgenjime ne kampin juventin. Nen drejtimin e Ferrares, bardhezinjte nuk munden qe te konkuronin ne asnje kompeticion. Ne Seria A, nga pretendente per titull, Juve rrezikon edhe objektivin minimal, pjesemarrjen ne "Champions".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›