E Shtunë, 31 Tetor 2026

Magani pret Besen per te shpetuar Flamurtarin dhe veten

Besa do te luaje kete te merkure ne Vlore, perballe Flamurtarit. FSHF vendosi qe ndeshja mes Flamurtarit dhe Beses, pas probleme qe u hasen ne perballjen e kaluar kur nje vendim u anulua plot tre here, te luhet serish me 3 shkurt. Besa do te ngushtoje diferencen me ekipin kryesues, Dinamon ne nente pike, ne rast fitoreje. Ky eshte synimi i shpallur nga stafi drejtues i ekipit, qe pas dy fitoreve radhazi jashte fushes, ne Korce dhe ne Fier, shprehet gjithmone dhe me i bindur se do te kete te njejten ecurine, edhe ne javet e metejshme. Nderkaq, perballe Flamurtarit qe luan kartat per mbijetese ne Superiore dhe qe eshte perforcuar me disa lojtare te tjere fitorja konsiderohet me e veshtire, Duron e pret sfida me e veshtire. Trajneri i Flamurtarit Gugash Magani ende nuk e njeh fitoren per kete vit pasi e vetmja qe u realizua dy jave me pare, ne ndeshjen e cila nuk eshte njohur nga FSHF, duhet qe te perseritet. Ne te kundert trajneri nuk do te kete te sigurte vendin ne stolin vlonjate. Keshtu qe pozitat e Maganit jane lekundur ndjeshem dhe shpresohet ne arritjen e nje fitoreje per te shpetuar Flamurtarin nga vendi i fundit dhe veten nga shkarkimi i mundshem. Ne javen e fundit te kampionatit, Flamuratri ishte shume prane nje rezultati pozitiv me Shkumbinin, por ne Peqin Migen Memelli humbi nje 11-metersh.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›