E Diel, 1 Nëntor 2026

Besart Berisha, tjetër gol në Australi

Besart Berisha feston golin

Një finalizim cinik i Besart Berishës (41′) dhe një gjuajtje e mrekullueshme e Miç Nikols (80′) i siguruan një fitore të çmuar 2-0 Brisban Roar kundër Uellington Foeniks, përballë 13 mijë tifozëve kundërshtarë. Brisban Roar i dha fund serisë prej katër fitoresh rresht të Feniks, me ish-sulmuesin e Kombëtares shqiptare që realizoi golin e tij të 13-të në kampionatin australian dhe i katërti rresht në katër ndeshjet e fundit. Besart Berisha është golashënuesi më i mirë i A-League në Australi, duke realizuar 13 gola në 20 ndeshje, ose 1 gol në çdo 135 minuta lojë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›