E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kaka gjithnjë e më larg Realit

E ardhmja e Kaka është gjithmonë e më larg skuadrës së Realit të Madridit.

Braziliani tashmë duhet thënë se nuk është aspak pjesë e planeve të teknikut portugez, Hose Murinjo dhe ko sidomos për sezonin e ardhshëm në rast se do të qëndrojë.

Sipas të përditshmes spanjolle “Marca” ish mesfushori i Milanit mund të largohet nga “los blancos” në fund të sezonit.

Destinacioni i ardhshëm mund të jetë pikërisht PSG, ku Kaka do të gjente aty sërish Leonardon dhe Ancelotti, që e presin krahëhapur.

Për klubin e Florentino Perez PSG është e gatshme të ofrojë 30 milionë euro.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›