E Shtunë, 31 Tetor 2026

Smith bën “çfarë t’i dojë qejfi”

Jada Pinkett-Smith ka folur për spekulimet e vazhdueshme për martesën e saj 16-vjeçare me Will Smith.

Duke folur për Huffington Post, aktorja është pyetur nëse ajo dhe Will, 44-vjeçar, kanë një lidhje të hapur.

“Jo, mendoj se njerëzit e kanë këtë ide pasi Will dhe unë jemi shumë të relaksuar me njëri-tjetrin. Por unë gjithmonë i them Will: Mund të bësh çfarëdo që do përderisa shikon veten në pasqyrë dhe ajo të duket okej”.

“Pasi në fund të ditës, Will është vetë vetja. Unë jam këtu si partnere e tij, por nuk jam vetë ai. Ai duhet të vendosë me kënd dëshiron të jetë dhe kjo nuk më takon mua. Ose e kundërta”, ka thënë Jada./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›