Besim Zekthi, recital koreografik në opera
TIRANE-Sonte në mbrëmje në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit, shqiponja do të 'fluturojë' sërish. Besim Zekthi valltari që i dha jetë dhe e bëri aq të njohur vallen e shqipeve, do të interpretojë sonte në një recital koreografik. Nën titullin "Shqipja më dha krahë", ai prezanton për publikun karrierën e tij të gjatë e të suksesshme. Bashkë me të, në këtë recital interpretojnë solistët dhe grupi i valleve drejtuar nga Rexhep çeliku, por kjo mbrëmje e veçantë do të shoqërohet edhe nga zëri i Sabahet Vishnjës e Irini Qiriakos, si dhe tre këngëtarët e ftuar, Arif Vladi, Fatmira Breçani dhe Myfarete Laze. Për publikun ai ka përzgjedhur pjesë të repertorit të tij në Ansambël. Nga viti 1957 deri në vitin 1990, ai numëron 200 valle të interpretuara ku ka qenë si solist, duke realizuar me qindra figura artistike të cilat janë të fotografuara në memorien artistike të gjithë shikuesve në mbarë brezat shqiptarë.
Artisti
Shkathtësia, mprehtësia, impulsi dhe dinamika e këtij valltari kanë mahnitur mijëra e mijëra spektatorë. Vallet e interpretuara prej tij janë plot virtuozizëm dhe shumë mjeshtëri profesionale. Ky artist i njohur ka ardhur duke u rritur nga vallja në valle, nga premiera në premierë. Kërcimtar plot temperament, energjik, i lehtë, me një mimikë shumë të pasur dhe ekspresive, interpreton dhe kërcen me gjithë shpirt. Tek loja e tij shikohen fare qartë përsosmëritë teknike, eleganca e trupit, shkathtësia artistike, saktësia profesionale me të cilat si një të tërë ai komunikon e përçon me shumë art spektatorit. Në ekzekutimet e valleve ai dukej si shqiponjë e madhe, impozante, e skalitur mes shqiponjave të tjera përreth. Nuk ka skenë të Shqipërisë, nuk ka qytet apo fshat ku këmbët e zhdërvjellëta të këtij artisti të mos kenë kërcyer. çdo herë vallet i ka pasuruar me lëvizje të reja, me nuanca të reja, me figura të reja. Këto i ka zbuluar në folklorin e pafund të territorit shqiptar. I ka mësuar, i ka përpunuar, pasuruar dhe shumë të freskëta i ka debutuar në skenë me art. Jeta e tij artistike është e lidhur fort me jetën koreografike të kësaj trupe. Këtë e kanë vërtetuar një seri vallesh të vëna nga ai me sukses. Edhe jashtë kufijve të atdheut ky artist ka debutuar disa herë me shumë sukses. Ka shkëlqyer në mjaft shtete të Ballkanit, Evropës, Azisë dhe Afrikës, duke u cilësuar si një shqipe me kthetra, shqipe me flatra të arta. Për talentin, punën dhe virtuozitetin në interpretimin e valleve popullore është vlerësuar me dhjetëra çmime dhe trofe të ndryshme, deri tek ai i fundit që mban sot titulli "Mjeshtër i Madh". Ndër vallet më të spikatura të tij rendisim: "Vallja e Shqipeve", "Festë të Madhe ka sot Shqipëria", me të cilën i dha "Gjerdanin e Artë" vendit tonë në Festivalin e Dizhonit në Francë, në vitin 1970 e plot të tjera me motive çame, mirditore, tiranase, dibrane, etj. Si valltar ai ka shkuar nga Azia në Afrikë e në Evropë, nga Egjipti i lashtë i piramidave deri në Kartagjenë, Algjeri e Marok, nga Kina në Kore, Vietnam e Kamboxhia, Francë e Itali, Danimarkë e Norvegji, Suedi e Finlandë. është një larmi shtetesh dhe skenash ku trupa jonë është ngjitur me duartrokitje dhe ka zbritur me trofe, nderime dhe vlerësime maksimale. "Kudo kemi shkuar dhe kudo kemi marrë vlerësime dhe ovacione të publikut, i cili e ka mirëpritur dhe ka dashuruar menjëherë kulturën popullore shqiptare. Flamuri ynë është valëvitur në sa e sa skena dhe kudo është nderuar", - ka thënë ai.
(d.b/GSH/BalkanWeb)