E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjermania zgjat mandatin e trupave në Kosovë

BERLIN- Gjermania do të zgjasë qëndrimin e trupave në Kosovë, si pjesë e misionit paqëruajtës të NATO-s, për të paktën edhe një vit tjetër. Parlamenti gjerman pritet ta miratojë mandatin gjatë disa javëve.

Zëdhënësi i qeverisë, Krishtof Stigmans, tha se kabineti e ka miratuar zgjatjen e mandatit të trupave, dhe njëkohësisht e ka zvogluar numrin maksimal të ushtarëve në 1,000 nga 3,500. Ai tha se Gjermania aktualisht ka rreth 1,500 trupa në Kosovë. Parlamenti gjerman pritet ta miratojë mandatin gjatë disa javëve.
(s.g/europaelire/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›