Besimi i konsumatoreve amerikane ra ndjeshem ne muajin gusht

Besimi i konsumatoreve amerikane ra ndjeshem ne muajin gusht duke arritur nivelin me te ulet ne dy vjet. Nje raport i publikuar sot nga organizata e quajtur Bordi i Konferences thote se shqetesimi i konsumatoreve per vendet e punes u rrit edhe me tej gjate muajit gusht. Organizata qe merret me studimin e prirjeve te biznesit thote se konsumatoret mund te jene dekurajuar nga periudha e zgjatur e grindjeve politike ne Uashington mbi tavanin e borxhit shpenzimet qeveritare taksat dhe ekonomine. Ata jane ndikuar gjithashtu nga cmimet ne renie te shtepive ne shume rajone te vendit. Ekspertet i ndjekin me kujdes prirjet e konsumatoreve sepse ato mund te ndikojne mbi shpenzimet e tyre gje qe percakton ne nje mase te madhe edhe aktivitetin ekonomik ne Shtetet e Bashkuara. Nje raport i nje organizate tjeter studimesh ekonomike thote nderkohe se cmimet e shtepive vazhduan te bien ne periudhen 12 mujore qe perfundoi ne qershor.