Vazhdojne spekulimet rreth se ardhmes politike per Sara Pejlin

Per disa muaj me radhe Sara Pejlin ka thene se po shqyrton mundesine e kandidimit per presidente ne zgjedhjet e vitit te ardheshem por ende nuk ka vendosur. Zonja Pejlin ka thene neper intervista se ndoshta do ti duhet te vendose deri nga fundi i shtatorit nderkohe qe analistet politike do te mbajne syte hapur ne takimin e kesaj jave te Tea Party ne shtetit Ajova ku zonja Pejlin do te mbaje fjalim.
Komisioni i veprimit i zonjes Pejlin publikoi nje video dy minuta te bazuar ne udhetimin e saj te fundit ne Ajova cfare ka shtuar spekulimet se ajo eshte gati te hyje ne garen republikane per emerimin e kandidatures per presidente.
Mendoj se po shohim nje ringjallje te madhe te publikut amerikan individet amerikan qe duan rikthimin vendit ne stade me te larta.
Zonja Pejlin ishte kandidatja republikane per postin e zevendes presidentes ne zgjedhjet e vitit 2008 dhe me shpejtesi krijoi nje mbeshtetje mes votuesve social konservatore te levizjes Tea Party per nje qeveri te vogel.
Por zonja Pejlin eshte lene ne hije nga konkuruesit presidencial te ketij viti si kongresisitja e Minesotes Mishell Bakman dhe guvernatori i Teksasit Rik Perri i cili ka kaluar ne krye te fushes republikane ne baze te nje ankete te fundit.
Nje keshilltare i i larte per ish presidentin George W. Bush Karl Rove i tha kanalit televiziv Fox News se Pejlin duhet te vendos se shpejti nese kerkon te behet kandidate per zgjedhjet per Shtepine e Bardhe ne 2012.
Veshtiresia e saj eshte se nese nuk futet ne gare menjehere pas javes qe vjen atehere njerezit thjeshte do te thone ajo nuk eshte ne gare nuk do te jete dhe nese futet nuk do te jem per te. Nuk mund besh ngacmime te shumta politike dhe ajo po i afrohet ketij fundi.
Zonja Pejlin ka qenje nje shkop rrufeje politike qe nga zgjedhja e saj si kandidate e Partise Republikane per nenpresidente ne vitin 2008. Zonja Pejlin ka nje vleresim te larte nga votuesit konservatore por nuk ka mbeshtetje nga qendra dhe demokratet thote Piter Braun anketues me Universitetin Quinipiak.
Te jemi te qarte zonja Pejlin ka mbeshtetje te fuqishme mes votuesve republikan. Problemi qendron se ne zgjedhje te pergjitheshme ajo nuk ka mbeshtetje te mire mes votuesve te pavarur dhe eshte e qarte se nuk ka mbeshtetje nga demokratet.
Anketa e fundit nga CNN-ORC gjeti se Rik Perri po kryeson fushen republikane me 27 perqind mbeshtetje i ndjekur nga Mit Romni me 14 perqind. Sara Pejlin ishte ne vendin e trete me 10 perqind e ndjekur nga Mishelle Bakman me 9 perqind.