E Shtunë, 31 Tetor 2026

Finlanda ka krijuar nje pengese te re per miratimin e huase per Greqine

Finlanda ka krijuar nje pengese te re per miratimin e huase prej 158 miliarde dollaresh qe synon te shpetoje sistemin financiar te Greqise duke i kerkuar Athines qe te garantoje investimin e saj ne Greqi.

Rreth nje muaj me pare 17 vendet e Eurozones rane dakort ti japin Greqise nje pakete te dyte ndihmash e dyta ne keto dy vjet per ta ndihmuar kete vend te kaperceje veshtiresite financiare. Por disa vende te Evropes veriore po japin shenja lodhjeje me keto paketa ndihmash ndersa vihet re nje shtim i kundershtimit ndaj ndihmave per Greqine ose ndaj ndihmave te reja per vende me borxhe te medha si Italia apo Spanja.

Kundershtimi me i madh ekziston ne Finlande. Qeveria e Helsinkit po perpiqet te arrije nje marreveshje me Greqine duke i kerkuar kesaj te fundit te vendose ne nje depozite bankare rreth 2 miliarde dollare aq sa ceshte pjesa e Finlandes ne paketen e ndihmave. Greqia do ti rrimerte 2 miliarde dollaret ne momentin qe do te paguante huane dhe interesat e saj.

Koncepti i garantimit te ndihmave mes Finlandes dhe Greqise eshte kritikuar nga vendet e tjera evropiane qe kerkojne arritjen e nje marreveshjeje si grup i Eurozones per te treguar keshtu mbeshtetje per Euron.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›