Besimtarët e Elbasanit, falje në Pallatin e Sportit
Falja është ndjekur jo vetëm nga besimtarët por edhe nga rinjtë, të cilët sa vijnë e shtohen në numër në faljen e përvitshme për festën e dytë të madhe të besimtarëve myslimanë. Myftiu, Agim Duka ka përcjellë mesazhin e këtij Kurban Bajrami si një shërbim dhe sakrificë ndaj Zotit, si dhe vëllazëri mes njerëzve. Më pas besimtarët janë shpërndarë në familjet e tyre, ku edhe kanë bërë kurbanët, kanë ndarë sadaka` dhe kanë festuar së bashku këtë ditë të shënuar të besimit islam. Ndërkohë, shoqata të ndryshme bamirëse myslimane kanë therur bagëti të imta dhe mishin e tyre e kanë shpërndarë për familjet e varfra dhe për jetimet.