Besimtarët e krishterë festojnë Pashkët

Besimtarët e krishterë në mbarë botën festojnë sot në mbrëmje dhe të dielën Pashkët, festa e ringjalljes së krishtit. Në mesnatë besimtarët do të kremtojnë meshën e ringjalljes dhe më pas festa do vazhdojë në familje.
Një natë më parë, besimtarët e krishterë ndoqën procesionin e kryqëzimit. Papa Benedikti i XVI ndjekur nga dhjetëra mijëra besimtarë, u lut në qendër të Romës në rrugën tradicionale të kryqit. Në një procesion nga amfiteatri antik i Koloseut deri në kodrat palatine ata kujtuan 14 stacionet e rrugës së vuajtjeve të Jezusit nga dënimi deri në varrosje. Sot në mesnatë mbahet liturgjia e Pashkëve me ceremoninë e ringjalljes në Katedralen e Shën Pjetrit.