Freizer: Maqedonia jashtë NATO-s dhe BE-së, rrezik për Ballkanin
Bllokimi i Republikës së Maqedonisë për t'u anëtarësuar në NATO dhe BE rrezikon stabilitetin në rajonin e Ballkanit, ka thënë Sabine Freizer, drejtore për Evropën në Grupin Ndërkombëtar të Krizave.
"Të gjendet një zgjidhje për çështjen e emrit. Greqia të jetë më konstruktive, ndërsa Maqedonia ta shfrytëzojë vullnetin e mirë të qeverisë greke në procesin e negociatave", u shpreh ajo.
Freizer ka theksuar se kontesti i emrit sa më shpejtë që është e mundur duhet të zgjidhet sepse rrezikon paqen dhe stabilitetin në rajon. Sipas saj kjo nuk është në interesin e të dyja palëve në procesin e negociatave për emrin.