E Shtunë, 31 Tetor 2026

Besimtarët hindu kundër Selena Gomez

Aktorja dhe këngëtarja Selena Gomez ka qenë në qendër të kritikave këto ditë nga feja indiane hinduizmi. E gjitha kjo është shkaktuar nga performanca e saj në çmimet e MTV-së.

Liderët hindu duan që Selena t’u kërkojë falje menjëherë se ka përdorur një veshje fetare që është e ndaluar të përdoret në ngjarje të zakonshme por vetëm në rituale fetare.

Sipas BW, në një deklarate të komunitetit hindu që u trasmetua në "The Times of India" u tha: “Kjo veshje nuk është krijuar që të përdoret kudo, pasi përmban simbole të shenjta për fenë tonë. Selena duhet të kërkojë falje për këtë veprim./Indeksonline/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›