Besimtaret myslimane festojne sot Fiter Bajramin
Festohet sot në të gjithë vendin festa e Fitër Bajramit. Në kryeqytet besimtarët myslimanë janë mbledhur rreth orës 06:30 të mëngjesit të sotëm në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” për të kryer ceremoninë fetare të ritit islamik.
Pas kësaj ceremonia besimtarët shtrojnë në shtëpitë e tyre drekën e përgatitur për këtë festë, ndërsa të afërmit urohen me vizita tek njëri-tjetri.
Fiter Bajrami është festa e cila bëhet pas mbarimit të muajit të Ramazanit. Ky emër vjen nga ajo se myslimanët para ditës së bajramit shpërndajnë lëmoshë, solidarizohen me të varfërit, për ta festuar së bashku këtë festë.
Festa e Bajramit manifestohet duke falur namazin e Bajramit.
Kryeministri Berisha, në nderim të Muajit të Shenjtë të Ramazanit shtroi para dy ditësh Iftar për besimtarët myslimanë, ku mblodhi drejtues dhe përfaqësues të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë.
Dje Kreu i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Selim Muça uroi nga selia e KMSH-së të gjithë besimtarët për festën e Fietr Bajramit.
Basha uron besimtarët për festën e Fiter Bajramit
Kryetari i Bashkisë së Tiranës z Lulzim Basha uron besimtarët myslimanë për Festën e Fiter Bajramit. Z Basha vlerëson sakrificën e atyre që kanë agjeruar, si një gjest, nga i cili të gjithë mund të mësojmë.
“Koha kërkon sakrificë dhe solidaritet nga secili prej nesh, për më të vegjëlit, më të moshuarit, për ata që kanë më shumë nevojë. Mesazhi i Fiter Bajramit është inkurajues dhe na mbush të gjithëve me shpresë për të nesërmen që do të jetë më e bukur dhe më e begatë për Tiranën dhe qytetarët e saj” thuhet në urimin e kryebashkiakut të Tiranës.