Pussy Riot denohen me dy vjet burg
Një nga proceset gjyqësore të profilit më të lartë në Rusi që nga shpërbërja e Bashkimit Sovjetik është mbyllur me një vendim, më pak të rëndë se ai që ishte parashikuar, por që gjithsesi ka shkaktuar kritika të rënda duke filluar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Europian. Në burg që prej pesë muajsh, tre vajzat e grupit muzikor “Pusi Riot” janë nën akuzë për “lutjen pank” kundër presidentit rus Putin, të performuar në katedralen e Krishtit Salvator në Moskë. Vajzat janë dënuar me dy vjet burg secila për vandalizëm me sfond fetar. Akuza kishte kërkuar tre vjet burg, ndërkohë që dënimi maksimal ishte shtatë vjet burg. Për disa vendimi ka të bëjë me motive politike. “Për ne, për të gjithë, edhe për ata që nuk e kanë pëlqyer protestën e Pusi Riot, ajo që ka ndodhur përfaqëson një përkeqësim të të drejtave ligjore, është shprehur aktivisti i opozitës Navalni. Ky është një inkuizicion. Kur gjykatësi tha se vandalazimi përfaqëson mungesë respekti, edhe ajo që ka ndodhur brenda kësaj gjykate është mungesë respekti. Pavarësisht bujës së kësaj çështjeje, mbështetja e treguar nga shumë yje ndërkombëtare, sondazhet tregojnë se në Rusi, Pusi Riot nuk pëlqehen shumë. “Kjo nuk mjafton thotë një aktivistë kundër grupit të vajzave, duam një dënim më të rëndë, dënimin maksimal. Ajo që vajzat bënë meriton dënimin më të rëndë të mundshëm, edhe pse mendoj se gjykata ka vendosur drejt. Pusi Riot kanë prekur dy institucionet më të rëndësishme në Rusi, Kremlinit, të rifituar nga Putin në 7 maj me anë të zgjedhjeve të diskutueshme, dhe Kishën Ortodokse. Avokatët e vajzave kanë deklaruar se do të apelojnë ndaj vendimit. Opozita që ka manifestuar duke u përplasur me policinë ka parashikuar protesta të reja në Moskë, ndërsa një protestë më e madhe kundër Putinit është parashikuar në mesin e muajit shtator. Mes të arrestuarve nga protestat e një dite më parë ishte dhe ish-kampioni i shahut Kasparov.