E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lakhdar Brahimi nis perpjekjet per Sirine

Një përpjekje e re diplomatike për krizën siriane. Ndërmjetësuesuesi ndërkombëtar i emëruar nga Organizata e Kombeve të Bashkuara dhe Liga Arabe, Lakdar Brahimi ka marrë postin duke zëvendësuar kofi Anan pas dorëheqjes së tij. Brahim ka nisur menjëherë punën. Një njeri me eksperiencë të madhe, I cili ka si synim të vendosë në një mendje anëtarët e Këshillit të Sigurisë madje që para filllimit të konfliktit në Siri. Emërimi I tij që ka dhe pëlqimin e Damaskut, ëshët përshëndetur pozitivisht mga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kina. Ndërkohë që vëzhguesit e Kombeve të Bashkuara janë larguar nga damasku. Ata që kanë qenë në Homs janë rikthyer në kryeqytet një ditë më parë. Mandati I tyre tashmë ka skaduar dhe nuk do të rinovohet. Në Siri do të mbetet vetëm nëj përfaqësi e vogël për të përgatitur terrenin e misioneve të ardhshme. Në terren nga ana tjetër nuk ëshët e qartë se kush ka kontrollin në zona të ndryshme të vendit. Në Aleppo vazhdojën luftimet, dhe rebelët pohojnë se kanë shtyrë forcat qeveritare të cilët përpiqeshin të merrnin postet e tyre në kufi me Turqinë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›