Besnik Mustafaj: Mbështes Malajn, listat e PD-PS janë problematike
TIRANE- Ish-deputeti i Partisë Demokratike dhe ishministër i saj i Jashtëm, Besnik Mustafaj del hapur në mbështetje të kandidimit të socialistit Arben Malaj si deputet i pavarur në qarkun e Vlorës. Në rrjetin social ‘FB’, Mustafaj shkruan se vendimi i Malajt për të dalë i pavarur tregon qartë se është jashtë interesave të tij personale.
“Të dashur miq! Do të dëshiroja të isha votues në qarkun e Vlorës për të mbështetur Arben Malajn. Vendimi i tij për të dalë i pavarur në këto zgjedhje është një hap që shkon shumë përtej interesit të tij për të vazhduar karrierën. Ky vendim do të përbëjë një shembull emancipues për krejt kulturën politike shqiptare. Të paktën unë kështu e shoh. Fitorja e tij do të tregonte se shoqëria shqiptare po jep shenjat e një pjekurie të domosdoshme për të zgjedhur si përfaqësues njerëz që mendojnë. Boll me kokëtula që vetëm ulin sytë e ngrenë dorën!”, - shkruan Mustafaj.
Ndërkohë po dje në një intervistë për TCH, ai komentoi edhe listën e kandidatëve për deputet të PD, PS, FRD e AK. “Lista e Tiranës e PD është e kompozuar në mënyrë problematike. Lista e PS rrezaton në mënyrë flagrante arrogancën e Ramës, që mendon se njerëzit do të votojnë kundër Saliut dhe për të. Mendoj se AK është tashmë një faktor inekzistent në skenën elektorale shqiptare. FRD, ka një mungesë serioze që është një ndër tre themeluesit e partisë, z.Biberaj”, - deklaroi Mustafaj.
(m.a/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)