Shkodran Mustafi mund të largohet drejt Leverkusenit
Shkodran Mustafi, mbrojtësi shqiptar i Sampdorias, pritet të sqarojë shumë shpejt pozicionin e tij me skuadrën e Genoas. Mustafi është një nga talentet që po ndiqet nga De Biazi, por ai pritet të bëjë një hap më shumë në karrierën e tij. Qendërmbrojtësi 21-vjeçar ka luajtur 15 ndeshje në vitin e tij debutues në Serie A, por menaxheri i tij pohon se ai është ndjekur nga Bajer Leverkusen. Mustafi është formuar te Hamburgu, më pas kaloi tek Evertoni dhe në janar të vitit të kaluar u transferua në Itali te Sampdoria.
(a.k/E.Ilnica/BalkanWeb)
(a.k/E.Ilnica/BalkanWeb)