E Shtunë, 31 Tetor 2026

Besnik Mustafaj vlerëson kandidimin e Biberajt për kreun e PD: Anëtarësia e tij në PD sduhet të jetë problem

Albanian Foreign Minister Besnik MustafaIsh- ministri i Jashtëm, Besnik Mustafaj, në një postim në Facebook ditën e diel, mbështet kandidaturën e Aleksandër Biberajt për kreun e Partisë Demokratike.

Ndërkohë që një ditë më vonë, Mustafaj sqaron një shqetësim që lidhet me anëtarësinë në PD të Biberajt.

Dje shpreha posaçërisht për demokratët kënaqësinë time për përfshirjen e mundshme të Aleksandër Biberajt në garën për kryetar të PD. Shoh se ka shumë komente. I lexova të gjitha me vëmendje. Dua të ndalem me këtë rast vetëm tek një shqetësim i ngritur nga disa prej miqve të mi e që unë besoj se është i sinqerte: është apo jo Biberaj anëtar i PD?

Në gjysmën e dytë të vitit 2003, pasi kishim analizuar shkaqet e humbjes tonë në zgjedhjet e vitit 2001, ne arritëm në përfundimin se partia duhej hapur ndaj vlerave. Dhe kjo hapje duhet të shënohej më së pari ndaj figurave të saj historike, të cilat tashmë gjendeshin në parti të tjera.

Nisëm kështu zbatimin e idesë së Fillimit të Ri. U kthyen njëri pas tjetrit brenda pak muajve Genc Ruli, Gramoz Pashko, Arben Imami, Preç Zogaj e plot të tjerë.

Për asnjërin prej tyre nuk u kërkua formalizimi i ripranimit. U quajt e mirëqenë anëtarësia e tyre e hershme në PD. Ky fakt u zyrtarizua me ndryshimet në statutin e partisë, ku u hoq përjashtimi nga PD.

Kjo përvojë është e mjaftueshme edhe për Biberajn në këtë rast, apo këdo tjetër që do të afrohet, thuhet në postimin e Mustafajt./ep

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›