Kristian Demokratët: Presim postin ministror nga Rama, duhet ti qëndrojë marrëveshjes
Partia Kristian Demokrate e Shqipërisë, që arriti të marrë një mandat deputeti në qarkun e Shkodrës, ka dalë në një konferencë për shtyp.
PKDSH u votua në rrethin e Pukës në kuadër të aleancës së majtë, ku mori edhe votat e mjaftueshme për një mandat.
Falënderime për partnerët tanë të koalicionit, që na mbrojtën votën.
Për herë të parë një parti kristiane arrin të fitojë dhe të marrë një mandat të pastër.
Me mandatin tonë i dhamë fund bastioneve të Partisë Demokratike në këtë qark.
I vetmi deputet që përfaqëson direkt pukjanët është Mark Frroku i PKD.
PKD konkurroi në këto zgjedhje me një staf të ri politik, me biznesmenin e njohur Mark Frroku, thanë drejtues të kësaj partie.
Ata kanë kërkuar dorëheqjen e Nard Ndokës, duke thënë se ka keqpërdorur besimin e kristian demokratëve.
Ne morëm 6 përqind të votave në qarkun e Shkodrës, gjashtë herë më shumë edhe se Nard Ndoka, që është deputet falë listës së PD.
Ne kemi vetëm të drejtën morale të flasim në emër të demokristianëve.
Kurse deputeti i ri, Mark Frroku tha se kjo është një ngjarje historike.
I pyetur nga gazetarët, ai tha se presin një post ministror nga kryetari i PS, pasi kështu ka qenë marrëveshja. Çdo parti që merrte deputet, do merrte post ministror.
Ne nuk kemi asnjë arsye të besojmë se marrëveshja nuk do zbatohet. Akoma nuk është marrë një vendim nga PS, aleati kryesor. Nuk kemi shprehur preferenca, tha Frroku.
Mark Frroku është vëllai i Arben Frrokut, i akuzuar për vrasjen e kryekomisar Dritan Lamajt.
Për shkak të spekulimit me këtë fakt, PKDSH i ka kërkuar mediat që të trajtojë me dinjitet emrin e kësaj partie./ep