E Diel, 1 Nëntor 2026

Besnik Prrenjasi: Ardian e përzumëse rrëmbente fëmijë, të varet

TIRANE- “Të varet. Nëse unë do ta kem përpara vetëm për 5 minuta e vras vetë”- janë fjalët e Besnik Prrenjasit, vëllait të pedofilit vrasës të arrestuar dje në Tiranë për vrasjen e Julian Çelës, 11 vjeç. I Vëllai tregon se prej gati 6 vitesh me Ardianin kishin ndërprerë çdo kontakt dhe ai nuk thirrej as në sebepe familjare.

Shkaku kishte qenë një tjetër rrëmbim i një fëmije në lagjen ku banonin, kjo ishte bërë që familjarët ta përzënin nga shtëpia.

“Unë e kam bërë lanet. Sa herë që kemi pasur fejesa dasma e gëzime nuk e ftojmë, dhe prej 6 vitesh nuk e kemi pranuar në shtëpi. Them publikimisht që të vartet, nëse do ta kem unë përpara vetëm për 5 minuta unë e vras”- thotë Besniku në një prononcim për tv A1 REPORT! për gazetarin Andi Qosja nga banesa e tij në Prrenjas. Ai shprehet i tronditur pasi thotë se nga kjo ngjarje është prekur dhe fëmija i tij, (i cili sic thotë ai në media është përfolur se është abuzuar nga xhaxhai i tij)

“Çfarë faji ka fëmija im të përgojohet. Më është trembur fëmija sepse doli sikur është abuzuar me të. E kam dërguar në Greqi për ta vizituar një psikolog”- tregon Besniku.

Edhe një fqinj i tij kujton se Ardian Prrenjasi ishte larguar nga lagjja pasi kishte rrëmbyer një fëmijë.

Nga 2004 Prrenjasi ishte skeduar për rrëmbim dhe abuzim me 2 të mitur. Ndërkohë që në 2008 u dënua me 60 mijë lekë gjobë për rrëmbimin e një fëmije ndërsa dje rrëmbeu një fëmijë 10 vjeçar, i cili u lirua falë ndihmës së policisë. Ai akuzohet dhe për rrëmbimin dhe vrasjen e Julian Çelës.

Ai shton se sot në mëngjes ishin kërcënuar me një telefonatë dhe kishin kërkuar ndihmë nga policia: “Në telefonatë na thanë do ju zhdukim si fis”- tregon Besniku i cili në prononcimin për TV A1 REPORT Nga frika, apo edhe nga turpi, nuk ka preferuar të identifikohet përpara kamerave, por dëshminë e tij e ka dhënë vetëm me zë.

E ëma Sanije Prrennjasit ka pësuar paralizë me të mësuar se djali i tij kishte rrëmbyer, abuzuar seksualisht dhe vrarë 11 vjeçarin Julian Çela.

(Redaksia online)
(sg/shqiptarja.com)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›