E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mirditë, 5 mijë banorë në rreziknga rrëshqitja e tokës

Të tjera rreth shkrimit /VIDEO MIRDITE - Rreth 5 mijë banorë në 6 fshatra të Mirditës rrezikojnë të mbesin të izoluar si pasojë e rrëshqitjes së tokave pas reshjeve të këtyre ditëve.Rrëshqitja e një traseje rrugë ka berë që lidhja e këtyre zonave me Rrëshenin të jetë thuajse e pamundur.

Situatën serioze e pranojnë edhe drejtues të qarkut, nën varësi të të cilëve janë edhe rrugët rurale. Drejtori i Rrugëve Rurale, Pashk Biba deklaroi se duhet një ndërhyrje emergjente për të shmangur ndonjë rrezik më të madh.

Banorë të zonës thanë se fëmijët e tyre do e kenë të pamundur të të shkojnë në shkollë ndaj kërkojnë ndihmën e shtetit.

Rrëshqitja e tokës po vë në rrezik edhe shtyllat elektrike të cilat thuajse janë të rrëzuara.

E njëjta problematike është shfaqur edhe në Komunën e Selitës,një komuna e thelle dhe dëmtimi I rrugës e ka bërë thuase të pamundur lidhjen e kësaj njësie vendore me komunën e Lurës.

Krahas rrethit të Mirditës, janë raportuar probleme edhe në rrethin e Kurbinit,ku rruga e Skurjave është drejt shembjes,ndërsa Malësia e Lezhës,është një tjetër zonë ku ka rrëshqitur toka .

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›