Besnik Sulaj: Per Dinamon, nje trajner te huaj
Furtuna e djeshme ne kampin blu la pasoja te dukshme. Skuadra nuk do te kete me ne krye trajnerin e saj Agim Canaj, i cili e udhehoqi ekipin per 21 jave. Por, as lojtaret nuk do t’ia hedhin paq. Te perfshire prej disa kohesh ne qejfmbetje me njeri-tjetrin, ata kane qene nje nder shkaqet qe larguan trajnerin Canaj. Eshte vete presidenti i bluve, Besnik Sulaj, i cili u prononcua ne mediat televizive ne oret e vona te se shtunes. Sipas tij, ishin problemet ne kompleks qe sollen edhe largimin e trajnerit Agim Canaj edhe jo humbja me Partizanin.
“Si president, jam i shqetesuar per ate qe skuadra jone dha ne fushe dhe jo per rezultatin. Ne pretendojme te dalim kampione, por skuadra kunder Partizanit nuk kishte aspak tis kampioneje”, tha presidenti Sulaj. Ai gjithashtu pranon problemet e shumta qe ka skuadra, probleme qe nuk jane vetem te rezultatet e ndeshjeve te fundit, por edhe brenda gjirit te lojtareve, te cilet nuk do te shpetojne pa u lagur. “Dinamo ka probleme dhe keto probleme nuk jane vetem te rezultatet. Ne do te marrim masa te menjehershme dhe te parat do te jene gjoba ndaj lojatareve tane te mirepaguar. Impenjimi i tyre ne fushe ka qene zero, dhe sikur te mos mjaftoje kjo, ata kane nerva te grinden edhe me publikun”.
Me pas, presidenti Besnik Sulaj, kalon te pika me e nxehte per momentin. Cili do te jete trajneri i ri i Dinamos? Sipas te gjitha gjasave, ai nuk do te jete trajner shqiptar, pasi edhe emrat me te lakmueshem ne treg, momentalisht jane te punesuar. “Trajnerin Canaj e shkarkuam me arsyen e lartpermendur. Ne jemi te shqetesuar sepse skuadra jone nuk eshte shfaqur per asnje moment si skuader kryesuese ne keto ndeshjet e fundit. Persa i perket emrit te trajnerit te ardhshem, mund t’ju them se ai do te jete nje trajner i huaj dhe se per momentin skuadren do ta drejtoje drejtori i akademise, Ilir Daja”, perfundon deklaraten e tij bosi i skuadres blu te kryeqytetit.
Vincetic: Ne skuader ka probleme
Pak dite perpara derbit te humbur ndaj Partizanit, ishte kroati Goran Vincetic, i cili e preku i pari ceshtjen e problemeve brenda skuadres. Kjo i kushtoi atij formacionin ne ndeshjen kunder te kuqve. Ne deklaraten e tij dhene per Sport Ekspres, Vincetic akuzoi per probleme me skemat ne skuader. “Te Dinamo ekziston nje problem brenda skuadres ne mosfunksionimin si duhet te sistemit te lojes. Por nuk eshte momenti per te folur per kete ceshtje, sepse duhet te jemi te qete ne vazhdimin e metejshem te kampionatit dhe te Kupes se Shqiperise. Te jeni te sigurt, qe une nga Kroacia nuk kam ardhur pa stervitje, sepse ndryshe nuk do te kisha si te perballoja ndeshjet.”