E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nderrimi dege, serish provime me zgjedhje

Luljeta Ndoka
Studentet qe duan te nderrojne fakultetin, nuk mund ta bejne nje gje te tille me ane te nje kerkese te thjeshte drejtuar fakultetit ku deshirojne te vazhdojne studimet, si dhe Ministrise se Arsimit dhe Shkences. Sipas burimeve nga kjo e fundit, ata duhet t’u nenshtrohen edhe nje here provimeve me zgjedhje te Matures Shteterore. Kesisoj, atyre nuk do t’u njihet me viti ne te cilin jane aktualisht, madje as provimet me zgjedhje. Gjithcka do te nise nga fillimi per kete kategori, e cila nuk eshte e kenaqur me degen qe ka aktualisht. Vitet e meparshme nje gje e tille nuk ndodhte, madje kishte lende te cilat njiheshin edhe ne fakultetin e ri ku studenti deshironte te vazhdonte studimet, nese ato ishin te njejta.
Ndryshimet e procedurave, vijne ne kuader te permiresimit te mangesive qe ka pasur procesi i Matures Shteterore. Burime nga Drejtoria e Arsimit te Larte, ne Ministrine e Arsimit dhe Shkences, bejne me dije se te gjithe ata qe duan te ndryshojne degen, duhet te heqin dore nga dega ku jane, dhe te japin provime te tjera. Ata barazohen me te gjithe maturantet qe nuk kane konkurruar ndonjehere, per faktin se cdo dege, ka specifiken e vet te lendeve me zgjedhje. Interesimet nga ana e maturanteve kane qene te shumta per kete fakt. Keshtu, ata kane kerkuar nese sivjet mund te bejne ndonje kerkese me shkrim drejtuar fakultetit ku duan te vazhdojne studimet, si dhe Ministrise se Arsimit dhe e Shkences. Ndersa kjo e fundit u ka komunikuar se dhenia rishtas e provimeve me zgjedhje, do ta mundesonte nje gje te tille.
Deri tani, nje student qe donte te nderronte degen mjaftonte qe te bente nje kerkese dhe gjithcka zgjidhej nese ekzistonte mundesia. Sipas procedurave te meparshme, studenti formulonte nje kerkese me shkrim dhe nese dega ku ai donte te vazhdonte studimet ishte e perafert me ate ku studionte ne ato momente, atehere behej njohja e lendeve qe studenti kishte dhene. Kesisoj, shmangej dhenia per se dyti e lendeve te ngjashme ose te njejta. Ndersa mesohet se aktualisht procedurat kane ndryshuar. Studentet, te cilet jane merzitur me degen aktuale, duhet te provojne edhe nje here dijet e tyre. Dhe kjo ishte rruga drejt te fituarit te deges se preferuar.
Si ndryshuan sivjet lendet me zgjedhje
Te gjithe maturantet qe duan te nderrojne degen, mund te japin provimet me zgjedhje me 10 korrik te ketij viti. Megjithate, ata qe kane konkurruar edhe vjet, do te verejne nje ndryshim ne listen e lendeve me zgjidhje. Keshtu, nga 196 dege qe ishin gjate vitit te kaluar, te listuara ne Formularin A2 te lendeve me zgjedhje, pritet qe sivjet te jene rreth 200. Nje gje e tille vjen si rezultat i ndarjes se lendeve cift. Behet fjale per lenden e “Njohurise per Shoqerine”, i cili eshte ndare nga blloku i lendeve “Njohuri per ekonomine” dhe “Filozofi”. Ndersa keto dy te fundit, jane bashkuar ne nje bllok te vetem. Gjithashtu, lendet “Histori” dhe “Gjeografi” do te jepen si dy lende me zgjedhje te vecanta. Duket se Ministria e Arsimit dhe Shkences po tenton qe studentet e ardhshem t’i studiojne te gjitha lendet ne menyre specifike dhe jo te bashkuara. Kjo gje nisi qe vitin e kaluar kur biokimia, u ndane ne Kimi dhe Biologji, duke iu dhene si lende te vetme. Shtimi i numrit te lendeve ne listen e provimeve me zgjedhje, si dhe te degeve te Universiteteve te Shqiperise, lidhet edhe me shtimin e lendes se frengjishtes,. Kesisoj, sipas specialisteve, shanset jane ende me te medha, dhe i tille pritet qe te jete edhe numri qe do te propozohet nga Ministria e Arsimit per pranimeve e studenteve per vitin akademik 2008-2009. Aq me teper qe Keshilli i Ministrave ka vendosur edhe shtimin e stafit te pedagogeve.
Lista e re e lendeve me zgjedhje
Fizike
Kimi
Biologji
Anglisht
Frengjisht
Histori
Gjeografi
Njohuri per shoqerine
Njohuri per ekonomine dhe Filozofi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›