Italianet, projekte per zhvillimin e jugut
Ekspertet e Keshillit te Qarkut te Gjirokastres kane publikuar listen e projekteve te zhvillimit ne Jug te vendit qe po zbatohen ne bashkepunim me Italine. Ne kete liste nje vend te rendesishem zene Hidrocentrali i Kalivacit ne Tepelene, centrali Eolik ne malin e Buretos ne Libohove, riaktivizimi i Aeroportit te Gjirokastres, germimet ne zonen arkeologjike te Adrianopolit, plani rregullues i Libohoves dhe investimet ne parkun kombetar te Viroit.
“Ne programet e Zhvillimit te Rajonit te Gjirokastres nje vend te rendesishem zene projektet e bashkepunimit me subjektet e ndryshme italiane qe prej vitesh jane te pranishme ne rajonin e Jugut”, thote per “KJ”, Bexhet Cobani, drejtor i zyres se Urbanistikes ne Keshillin e Qarkut. Ne qender te ketij bashkepunimi dy palesh ka qene filozofia e zhvillimit. “Kontributi i Keshillit te Qarkut, vijon Cobani, konsiston si ne krijimin e hapesirave te bashkepunimit ne realizimin e projekteve te mesiperme edhe ne aprovimin ligjor nga Keshilli i Rregullimit te Territorit te Qarkut si zona te mbrojtura per zhvillim”.
Nje prej projekteve kryesore te zhvillimit qe Keshilli i Qarkut Gjirokaster ka si partner palen italiane eshte “Zona e Mbrojtur Aeroportuale Gjirokaster”. Ai eshte pergatitur nga Arkitekt Emidio Ceccoti dhe Profesori i Planifikimit Urban ne Universitetin e Peskares, Ing. Piero Rovigati. Ky projekt u aprovua nga Keshilli i Rregullimit te Territorit te Qarkut Gjirokaster ne daten 8 shkurt 2008. “Ky projekt me nivelin bashkekohor te interpretimit perben politiken qendrore te zhvillimit te Qarkut te Gjirokastres”, thote Drejtori i Urbanistikes, Bexhet Cobani. Nje tjeter projekt bashkepunimi ne kete drejtim eshte edhe “Plani Rregullues i Qytetit Libohove dhe Komunes Qender Libohove, i cili do te realizohet gjithashtu nga stafi i prof. Rovigatit. Ne vazhden e kesaj iniciative Keshilli i Qarkut i ka kerkuar qe eksperiencen e Libohoves ta vazhdoje edhe ne dy zona te tjera me potenciale kulturore dhe natyrore, Komuna Antigone ne Lunxheri dhe Cepo.
Adrianopoli, gjurmet romake ne Jug
Nje projekt tjeter zhvillimi bashkepunim i Keshillit te Qarkut Gjirokaster me palen italiane eshte “Zona e Mbrojtur e Parkut Arkeologjik te Adrianopolit”.”Edhe pse legjislacioni shqiptar parashikon krijimin e Parqeve Arkeologjik, rasti i Adrianopolit perben shembullin e pare ku aplikohet nje Studim Urbanistik i standardeve nderkombetare per Parqet Arkeologjike”, thote Cobani. Sipas eksperteve te Keshillit te Qarkut “shume vite bashkepunimi midis Universitetit te Macerates dhe Universitetit te Gjirokastres si dhe Institutit te Arkeologjise, Rajonit te Markeve dhe Rajonit te Gjirokastres bene te mundur suksesin e misionit arkeologjik italo-shqiptar ne rrenojat e qytetit antik ku gjenden gjurme te rendesishme te qyteterimit romak”.
Autoret e ketij projekti ark. Fabricio Torresi, Prof. Gianfraco Paci e Prof. Roberto Perna kane planifikuar zonen me interes per germimet arkeologjike, zonen e mbrojtur si dhe kriteret per nderhyrjet dhe ndertimet ne zonen e banuar te fshatit Sofratike ne funksion te mbrojtjes se trashegimise kulturore si dhe te zhvillimeve te ardhshme kulturore dhe turistike. Nder elementet me te vecante te kesaj zone arkeologjike, eshte teatri i gurte i Sofratikes, i cili ndodhet ne fushe te hapur, 14 km ne jug te Gjirokastres, rreth 300 m larg rruges automobilistike Gjirokaster-Sarande. Ky teater eshte evidentuar per here te pare gjate Luftes se Pare Boterore prej arkeologut austriak Prashniker. Por per kete qender romake ne luginen e Drinos, ka folur ne shkrimet e veta edhe studiuesi anglez Hammond. Germimet e para ne teatrin e gurte, jane bere prej Institutit te Arkeologjise. Apollon Bace, ne vitet '80-te ka drejtuar disa ekspedita arkeologjike, te cilat zbuluan pamjen e teatrit qe kemi sot. Teatri antik i Adrianopolit datohet rreth mesit te shek. II p.e.s me kapacitet prej 4 000 spektatoresh dhe eshte i pajisur me 27 shkalle, 4 hyrje dhe nje skene me dy kate. Gjate germimeve arkeologjike ne vite, ne zonen e teatrit jane zbuluar dhe disa objekte metalike te shek. II- IV e.s. dhe qeramika te shek. IV-VI te e.s.