E Shtunë, 31 Tetor 2026

Beteja e Loxhës, mbetet në kujtesën historike

Në 15 vjetorin e Betejës së Loxhës janë përkujtuar dëshmorët e lirisë, Rrustem Bruçi, Enver Alaj dhe Lumni Surdulli. Me këtë rast pranë varreve të tyre në Dranoc, Isniq dhe Loxhë, vendin ku edhe ranë, u bën nderime dhe u vendosen kurora lulesh.

Beteja e Loxhës do të mbetet në kujtesën historike, si njëra ndër betejat e lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, shkruan RTK.

Kështu u tha sot në 15 vjetorin e rënies së dëshmorëve të lirisë në këtë betejë. Me këtë rast familjarë, bashkëluftëtarë të dëshmorëve, veteranë të luftës dhe shumë qytetarë bën homazhe dhe vendosën kurora me lule pranë varreve të tyre.

Në Betejën e lavdishme të Loxhës, më 6 korrik të vitit 1998 ranë heroikisht dëshmorët e kombit, Rrustem Bruqi, Enver Alaj dhe Lumni Surdulli. Në maj të këtij viti, me dekret të presidentes së vendit, Rrustem Bruçi është shpallur hero i Kosovës./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›