Peshkonte me eksploziv, ndërron jetën 60-vjeçari nga Kurbini

Një i moshuar nga Kurbini ka humbur jetën ditën e sotme ndërsa peshkonte në mënyrë të paligjshme me eksploziv.
60-vjeçari Rrap Duka, ka gjetur vdekjen ndërsa peshkonte në ujërat e lumit Mat.
Sipas burimeve të para mësohet se eksplozivi ka shpërthyer para se ai ta hidhte në lumë, çka fatkeqësisht, i ka marrë edhe jetën 60-vjeçarit./Indeksonline/