Beteja e Tiranes maratona e numerimit te kutive te fundit
Nga numerimi i te gjitha kutive te votave pe Bashkine e Tiranes rezultati per dy kandidatet kryesore eshte
Edi Rama - 124 597 vota
Lulzim Basha - 124 587 vota
Nis procesi i numerimit
1200 Ka rifilluar procesi i numerimit te votave te 8 kutive te mbetura ne njesine nr 5 ne kryeqytet. Kur te gjithe syte dhe veshet jane drejtuar ne 8 kutite e mbetura ne sallen ku po numerohen votat procesi vijon normalisht dhe nen vemendjen e te pranishmeve te shumte ne numer. shte rene dakord qe fillimisht te numerohen vetem votat per kryetar cka rrit shpresat se sot mund te marre fund maratona e numerimit dhe te shpallet fituesi.
Numerimi ne njesine 5 i nderprere me konsensusin e paleve qe ne oret e para te mengjesit ishte parashikuar te fillonte ne oren 800 por nuk ka nisur deri ne oren 1110. Numerimi i 8 kutive te fundit pritet ti jape fund sot maratones se gjate per shpalljen e kandidatit fitues.
Ne ambientet e palestres se shkolles Vasil Shanto ku po behet numerimi i 8 kutive qe jane cilesuar si vendimtare per kryebashkiakun e Tiranes ndodhen edhe ambasadori amerikan Arvizu dhe ambasadori i BE-se Ettore Sequi.
Ne jemi te paret sepse jemi te perpikte dhe kemi shume interes per procesin e numerimit te votave tha ambasadori i BE-se Sequi.
8 kutite e mbetura si jane ndare votat ne 2009-n
Ne oret e para te mengjesit te dites se shtune gjashte dite pas zhvillimit te zgjedhjeve vendore ende nuk kemi nje rezultat te qarte. Qytetaret e Tiranes nuk e dine se kush do ti qeverise kater vitet e ardhshme. Ajo qe kemi ne dore eshte nje mungese totale informacioni dhe tete kuti te bllokuara ne palestren e shkolles Vasil Shanto.
Paralel me keto kuti shifrat e publikuara nga KQZ kane hedhur nje hije te madhe dyshimi mbi ate qe realisht po ndodh. Keto shifra nuk korrespondojne me ato qe ndodhen te shkruara ne procesverbale duke hutuar edhe vezhguesin me te serte. Per te dhene me shume informacion tek publiku Shekulli eshte interesuar per vendndodhjen e zgjedhesve te ketyre tete kutive te fundit.
Te teta keto kuti gjeografikisht ndodhen ne pjesen e fundit te njesise bashkiake numer pese. Ato jane te pozicionuara ne nje linje. Ne keto kuti ndodhen votat e te gjithe banoreve te zones nga ish-stacioni i fundit i Tiranes se Re dhe vazhdojne majtas deri tek Qendra Kristal.
Kjo eshte nje lagje e ku nderthuren godinat e vjetra ne zonen e ish-stacionit te fundit i Tiranes se Re dhe ndertesat e reja tek zona e Kristalit. Pika tjeter fundore e zones eshte vendi qe njihet si blloku i Vilave te Reja. Edhe kjo zone eshte e populluar nga banore relativisht te rinj te Tiranes.
Shekulli ka kontaktuar me stafet e dy koalicioneve kryesore dhe pergjigjja eshte e njejte Ne keto kuti ndodhen vota ne favor te se majtes. Aty ku ndryshojne te dy stafet eshte sasia e votave qe ndodhen ne keto kuti.
Sipas parashikimit tete kutite e fundit kane nje diference te madhe ne favor te Edi Rames. Metoda me e mire per te verifikuar se sa vota mund te kete ne keto kuti eshte te shqyrtojme zgjedhjet e shkuara.
Shekulli ka marre nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve rezultatet e zgjedhjeve te vitit 2009 dhe per lehtesi ka bashkuar votat e marra nga PD dhe LSI. Perballe tyre qendrojne votat e marra nga PS. Rezultatet zyrtare tregojne se ne vitin 2009 ne tete kutite e fundit te njesise bashkiake numer pese ndodheshin 585 vota me shume per Partine Socialiste.
Diferenca e mbremshme ne momentin e nderprerjes se numerimit ne Njesine 5 ishte
rreth 450 vota ne favor te kandidatit te PD-se. Nese merren mbi 550 vota sic ka ndodhur ne zgjedhjet e 2009 kandidati i PS kreu aktual i Bashkise Rama e tejkalon shifren 450 te rivalit.
Duke perdorur te njejtin krahasim shifrash ne 59 kutite e para te njesise 5 ne
vitin 2009 PS ka pasur 3608 vota me shume se PD-LSI. Sot ne 59 kutite e para te njesise 5 PS ka marre 4055 vota kundrejt PD-LSI. Pra me kete trend llogaritet qe ne tete kutite e fundit socialistet te marrin rreth 600 vota.
Por gjithcka kondicionohet nga rrethanat e pazakonta te ketij numerimi ku tensioni eshte i jashtezakonshem.
2355
Njesia 5 Arvizu viziton serish qendren e numerimit te votave
Mberrin Ambasadori i SHBA-se Aleksander Arvizu ne shkollen Vasil Shanto ku po numerohen kutite e njesise bashkiake numer 5 te kryeqytetit. shte e dyta mbremje qe Arvizu paraqitet ne kete qender per ti dhene keshtu nje shtyse numerimit te votave nga ana e komisionereve.
Ne KZAZ 49 kane mbetur edhe dhjete kuti votimi per tu numeruar. Arvizu mberriti nen masa te larta sigurie pas denoncimit te deputetit Erjon Brace i cili deklaroi se ka perpjekje per manipulimin e rezultatit te kesaj qendre te konsideruar si bastion i se majtes dhe ku jane drejtuar syte e te gjithe shqiptareve.
Isha ne nje ditelindje por e dija qe duhet te vija ketu. shte per te ardhur keq qe u nderpre numerimi. U perpoqa te flas me te dyja palet tha Arvizu teksa kerkoi qe procesi te vijonte. Ai u shpreh se gjithcka ka filluar te dielen ne mbremje dhe njerezit jane te sfilitur e tashme duan qe gjithe kjo te mbaroje.
Procesi i votave eshte monitoruar me shume kujdes. Ne fund do te kete nje humbes dhe nje fitues. Lidershipi politik duhet te jape sinjalin e duhur u shpreh Arvizu per mediat.
Ndersa vazhdon numerimi ne njesine bashkiake numer 5 dhe konkretisht ne KZAZ 49 ne ambientet e shkolles Vasil Shanto shtohet gjithashtu edhe presioni nderkohe qe rezultati i votave te numeruara eshte i paqarte per shkak se nga ana e KQZ-se nuk po behet perditesimi i rezultatit pas numerimit te kutive.
Deri tani kane mbetur edhe dhjete kuti per tu numeruar nderkohe qe per tre kutite e perfunduara nuk jepet rezultati pasi procesverbalet nuk jane mbajtur ende.
Rezultati i deritanishem midis dy kandidateve kryesore nuk behet i ditur nga ana e KQZ-se monitoret dhe portali ne internet i se ciles nuk eshte perditesuar qe prej mesdites duke lene pa perfshire shume kuti ne rezultatet e paraqitura prej saj.
Kjo KZAZ pritet te vendose dhe kryetarin e bashkise se Tiranes per mandatin e ardhshem nderkohe qe diferenca midis rivaleve per kreun e kryeqytetit eshte ngushtuar ne me pak se 400 vota.
KZAZ 49 ku po numerohen votat e njesise 5 ne kryeqytet mori vendimin per te nxjerre jashte salles se numerimit te gjithe vezhguesit e partive dhe deputetet e te dyja forcave politike duke i perjashtuar keshtu nga numerimi i dhjete kutive te fundit.
Sipas ketij vendimi vetem vezhguesit e ODIHR dhe mediat do te kene te drejten te jene te pranishem.
Njesia 5 konsiderohet si bastion i se majtes. Kreu socialist rezulton te jete ne avantazh me 4 007 vota ndaj rivalit te tij Basha nderkohe qe ne 6 kutite e numeruara gjate dites se sotme ky avantazh eshte thelluar por rezultati nuk eshte bere publik nga ana e KQZ-se.
1700 - Vazhdon me ritme te avashta numerimi ne njesine bashkiake numer 5. Ne kete njesi Edi Rama kryeson ndaj rivalit te tij Lulzim Basha me 4007 vota diference.
Burime nga KZAZ 49 e cila ndodhet ne ambientet e shkolles Vasil Shanto bejne me dije se numerimi eshte ngadalesuar dhe shkak per kete u be kerkesa e komisionereve demokrate per te shpallur te pavlefshme 50 vota te fituara nga Rama.
Sipas demokrateve ne keto 50 flete rezultojne njolla por socialistet e kane kontestuar vendimin e tyre me pretendimin se ne fletet ne fjale njollat jane per shkak te shtypshkronjes qe i ka prodhuar ato.
Vendimi dhe firmosja e procesverbalit per kete kuti eshte bllokuar deri ne ardhjen e ekspertit te KQZ-se per te dhene vleresimin mbi problemin ne fjale.
Keto flete votimi i perkisnin kutise se 52-te ku Rama rezulton me nje avantazh prej 88 votash ndaj Bashes.
1910
Sipas KQZ
473 kuti te numeruara nga 485 ne total
Edi Rama - 121 806 vota
Hysni Milloshi - 1 341 vota
Lulzim Basha - 122 486 vota
Ne njesine 5 paraditen e sotme mberriti edhe ambasadorja e Britanise se Madhe ne Tirane Fiona Mcwllham per te ndjekur procesin e numerimit.
Ambasadori i OSBE-se tek njesia 5
Ambasadori i OSBE-se Eugen Volfarth vazhdon te jete i pranishem ne KZAZ nr.49 ku po numerohen votat e njesise 5. Volfarth eshte i pranishem brenda ambienteve ku po numerohen kutite e fundit te votimit
Volfarth u shpreh se procesi i numerimit duhet te kishte ecur me ritme me te shpejta.
Mund te ishte proceduar me shpejt me numerimin e votave. Kodi Elektoral mund te ndihmoje ne pershpejtimin e ketij procesi. Por ajo qe eshte me e rendesishem eshte besimi i perbashket tek procesi zgjedhor u shpreh Volfarth.
Ambasadori i OSBE-se u shpreh se prania e ambasadoreve ne kete qender eshte per te vezhguar dhe ndihmuar qe te pershpejtohen gjerat pasi keto zgjedhje jane shume te rendesishme per te ardhmen e vendit.
Mbreme ne kete KZAZ qene te pranishem dhe ambasadori i Shteteve te Bashkuara te Amerikes Aleksander Arvizu dhe ambasadori i Bashkimit Evropian Etore Sekui. Pas largimit te ambasadori amerikan Arvizu dhe atij te Bashkimit Europian Sekui nje tjeter ambasador i eshte afruar qendres se numerimit te njesise numer 5. Ka qene pikerisht ambasadori i OSBE Volfart ai qe ka marre turnin per te vezhguar kete qender numerimi e cila pritet te vulose fatin e drejtimit te Tiranes.