E Shtunë, 31 Tetor 2026

Beteja e librave

Kete jave politika ne Shqiperi betohet per paqe dhe konsesus. Ka pak me shume ne jave qe ne Tirane megjithateka nisur nje beteje e re. Paqe ne Kuvend ne miratimin e ligjeve me tre te pestat dhe reformen elektorale dhe beteja e librave po aq sa e autoreve. Dhe meqenese ne kete vend paqja nuk eshte lajm kurse beteja eshte lajmi normal kjo kokeposhtesi ne rendin e ngjarjeve ka ngjallur hutim ne vend te shpreses dhe shprese te hutuar per te nesermen. Botimet e Helena
Kadarese Edi Rames Ben Blushit Blendi Fevziut Spartak Ngjeles Sokol Balles apo dhe nje cikel poezish te Sokol Olldashit paten te garantuar vemendjen
e publikut jo thjesht per permbajtjen e tyre sesa per autoresine qe mbanin. Ne Tiranen qe eshte e madhe dhe metropol per Shqiperine por nje province e humbur
ne krahinen e madhe Evropiane kjo betejes pati shijen forcen dhe ngulmimin e modes cfare eshte ne mode duhet te perqafohet nga te gjithe pa asnje dallim
dhe pa asnje dyshim. Njelloj si festa e Shen Valentinit eshte dita e te dashuruarve dhe hajde te dashurohemi Njelloj si festa e Halloween-it hajde te trembemi
Edhe atehere kur dashuria eshte makth edhe kur te jetuarit ne trembje eshte rregull dhe jo perjashtim i nje dite te vitit.

Po beteja e librave Duke nisur me Kurbanin e Rames libri pati shansin e rralle qe vec levdatave u kritikua u ironizua dhe sulmua fort ashtu sic pothuaj nuk ka ndodhur kurre me ndonje liber nga njeri prej personazheve te tij. Sali Berisha edhe kryeminister edhe personazh i librit qe pa dale botimi ne treg zgjodhi gjuhen me kunja per te demonizuar edhe autorin edhe produktin e tij. Sepse kryeministri njelloj si autori kuptoi se libri nuk ishte rrefimi per te shkuaren e autorit por nje skedar i hapur per te ardhmen sidomos te ardhmen politike te vete autorit dhe te personazheve te tij. Dhe ne te ardhme hakmarrjes se heshtur te librave nuk i shpeton dot askush. Greket vertet e fituan Trojen me lufte por libri i madh i nje greku te verber ka sjelle ne syte e gjithe botes fitoren e Trojes nepermjet trishtimit dhe dhembjes per renien e saj.
Libri i Helena Kadarese gjithashtu provokoi trazim. Por dhe ai nuk i shpetoi keqkuptimeve. Me shume se interesi per te njohur jeten e ciftit te famshem shqiptar te letrave kurioziteti brutal dhe shpesh edhe barbar i publikut kerkoi ti afroje ata tek pjesa e mediokritetit te jetes se zakonte kur shkoi me ke shkoi Duke harruar se jeta e nje shkrimtari sidomos e nje gjeniu nuk mund te matet me parametrat e rendomte njerezore cfare per dike mund te jete mekat per nje shkrimtar eshte normalitet dhe cfare eshte mekat per shkrimtarin eshte normalitet per qytetarin anonim.
Megjithate kjo beteje librash ne Tirane nuk e ka sharmin e betejave normale qe ka njohur kryeqyteti shqiptar ne keto 20 vite. Nga ndeshjet me arme perballe armeve tek perleshjet me gure kunder armeve e deri tek uria si nje arme ne lufte. Beteja e librave ka nje tjeter permase. Tek Dashuri ne kohen e koleres Gabriel Garcia Marquez permend brengen e madhe te Doktor Urbinos i cili kishte ndertuar nje teater opere ne qytetin e tij brengen qe ai nuk arriti te shohe te thyejne bastunet ne koken e njeri-tjetrit ithtaret e muzikes se Vagnerit me ata qe parapelqenin muziken e Verdit. Tirana e sotme i ka te gjitha. Ka Doktorin e saj. Ka koleren e vet qe nderkombetaret e quajne ngerc opozita krize kurse pozita mrekulli ekonomike. Nuk ka bastune nuk ka Vagner nuk ka aromen e vjeter klasike te redingotave apo frakeve por ka tallava politike. Tallava pafund. Ne beteje dhe ne paqe. Sepse... ka pothuaj nje jave qe ka nje lloj paqeje te vecante ne Tirane. Qe nisi te henen me Kuvendin dhe pohimin per miratimin e ligjeve me tre te pestat dhe nisjen e punes per reformen elektorale. Qe vazhdoi me bekimin e kesaj paqeje ne linjen Bruksel ndash Uashington. Qe natyrisht nuk i shpetoi duelit te zakonshem ...aleanca juaj e fundit e plehut eshte e deshperuar dhe e pashprese sic godet i pari Berisha nga Kashari dhe Te pasurit do shpetojne nga gjobat mjedisi nga plehrat dhe Shqiperia nga kenga e gjelit maje plehut sic ja kthen Rama nga Tirana.
Keshtu mes luftes dhe paqes eshte duke u mbyllur dhe ky vit. Por qe ne deshperimin e te mbeturit ne fund te realitetit dhe te qenurit ne krye ne vallen tallava te premtimeve afroi megjithate nje shprese ne Tirane ka dhe lufte per libra.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›